Zëri i Rusisë Gjatë eksperimentit për kërkimin e ujit në Hënë Agjencia Kozmike Kombëtare e SHBA-s NASA dha mbi të dy goditje: fillimisht segmenti, që e kishte kryer tashmë funksionin e vet i raketës “Atlas-5” me peshë prej 2 tonësh, ra me vrull në fundin e kraterit Kabeus pranë polit Jugor. 4 minuta më vonë po atje u përplas aparati kërkimoro-shkencor në bordin e të cilit ishin vendosur spektometrat për kërkimin e gjurmëve të ujit në grimcat e pluhurit.