Zëri i Rusisë Presidenti i Çekisë Vacllav Klaus ngul këmbë për një përjashtim në lidhje me Republikën në kuadrin e Hartës së rregullave bazë të BE, të cilat përfshihen në Traktain e Lisbonës, deklaroi Kryetari i Parlamentit Europian Ezhi Buzek pas takimit me Kreun çek të shtetit. Sipas fjalëve të tij, Vacllav Klaus dëshiron të përjashtojë mundësinë e rishikimit në të ardhmen çështjet juridike pronësore të pas luftës (pas Luftës së Dytë Botërore), që kanë të bëjnë me dëbimin e viteve 1945-46 të gjermanëve të Sudetit nga Çekosllovakia.