Zëri i Rusisë Rusia do të marrë nga SHBA-s skemën e plotë të krijimit të sistemit të sigurimit së bashku me zgjerimin e rajonit të tretë pozicional të mbrojtjes antiraket në Poloni dhe Çeki, deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov. Lavrov përshëndeti heqjen dorë të SHBA-s nga zgjerimi i stacionit radiolokativ në Çeki dhe të elementeve të sistemit antiraket në Poloni, “të cilat padyshim përbënin rrezik për Rusinë”. Siç njoftoi MPJ e Rusisë, konsultimet ruso-amerikane në lidhje me sistemin e mbrojtjes antiraket do të zhvillohen më 12 tetor në Moskë.