Zëri i Rusisë Liderët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në Kishinjov miratuan masat për likuidimin e pasojave negative të krizës botërore financiare. Kryetari i komitetit ekzekutiv i Bashkësisë Sergei Lebedev e quajti dokumentin e nënshkruar “përfundimi kryesor i samitit”. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev propozoi që tu jepet mundësia vendeve të BSHP-së, që nuk janë anëtre të Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik, të bashkohen me Fondin e tij Antikrizë.