Zëri i Rusisë Për herë të parë konsultimet e grupit negociator të Këshillit Doganor për hyrjen në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) do të zhvillohen në Gjenevë nga 12-17 tetor, njoftoi të enjten Zëvendës ministrja e industrisë dhe tregtisë, Përfaqësuesja speciale e Republikës së Kazakistanit në negociatat për hyrjen në OBT Zhanar Ajtzhanov. Sipas fjalëve të saj, në këto konsultime do të marin pjesë gjithashtu edhe anëtarë të tillë kryesorë të OBT, si SHBA-s, BE, Kanadaja, Australia, India dhe Kina. “Për hyrjen e Rusinë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë në OBT është prioritet, theksoi Ajtzhanova. Por përpara kësaj ne vendosëm të flisnim gjerësisht për ato kushte, të cilat do të jenë unike për të treja vendet dhe me të cilat ne do të shkojmë në OBT”. Për këtë qëllim u krijua grupi i përbashkët negociator me në krye Maksim Medvedkovin.