Zëri i Rusisë foto RIA LajmetSekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikollai Patrushev deklaroi për rishikimin e mënyrave dhe metodave të përdorimit të armës bërthamore për shfaqjen e agresionit. Sipas të dhënave të gazetës “Vedomosti”, kjo do të realizohet në doktrinën e re ushtarake, projekti i së cilës planifikohet të përgatitet dhe ti paraqitet Presidentit deri në fund të vitit. Në dokumentin themeltar, që përcakton sigurinë e qytetarëve rusëve, do të përfshihen ndryshime të qenësishme në pikat që kanë të bëjnë me argumentimin e përdorimin bazë të armës bërthamore dhe të mjeteve të tjera për kundërvënien e agresionit. Në doktrinë është fiksuar mundësia e goditjeve bërthamore parandaluese. Bashkimi Sovjetik, si dhe Kina aktualisht, deklaronte e para për heqjen dorë nga vënia në përdorim i pari të armës bërthamore. Por Rusia (si dhe shtetete tjera bërthamore përveç Kinës) e lejon e para përdorimin e kësaj arme. Rusia mund ta përdorë atë, në qoftë se siguria e saj do të jetë nën rrezik në rast të realizimit të sulmit ndaj saj me ndihmë si të armës bërthamore, po ashtu edhe asaj të zakonshme. Goditje preventive quhet ajo goditje, e cila jepet para sulmit mbi vet vendin.


***


Pas ankimeve të shumta të prodhuesve vendas për nivelin e ulët të çmimeve blerëse të qymështit, të cilat që nga fillimi i vitit u ulën me 20 %, qeveria e miratoi vendimin mbi intervencionet shtetërore për blerjet e qymështit pluhur dhe të pasterizuar, gjalpit dhe djathit kaçkavall, që duhet të stabilizohen çmimet e tyre në treg. Siç njofton botimi “Nezavisimaja gazeta”, shteti është gati të mbështesë prodhuesit vendas të qumështit, që ta nxjerrë këtë degë në nivelin e çmimeve pa humbje. Një urdhër të tillë dha Kryeministri Vladimir Putin. Rusët nuk do të duhet që të shpresojnë jo vetëm për ulje çmimesh të qumështit, por bile edhe për ruajtjen e tyre në nivelin mjaft të lartë të tanishëm. Në nëntor produktet e qumështit në kioskat e rrugës të produkteve do të shtrenjtohen për llogari të rritjes së çmimeve të blerjes së qumështit.


***


Oligarku i mediave Vladimir Gusinski deklaroi, se do të donte që përsëri të merrej me biznes në Rusi dhe është gati të kthehet, por vetëm në qoftë se e lejojnë autoritetet ruse. Gazeta “Kommersant” kujton, se në fund të viteve 90-të Gusinski themeloi në Rusi perandorinë e mediave, që përfshinte një kanal televiziv, gazetë dhe revistë. Kredi dhe borxhe për zhvillimin e holldingut ai mori nga “Gazprom” dhe bankat shtetërore. Në të njëjtën kohë Gusinski refuzoi të pajtonte politikën informative me Kremlinin dhe ndoqi direktivat nga administrata e presidentit. Ndaj oligarkut u ngritën çështje penale, pas së cilave ai u largua në Spanjë. Që prej asaj kohe Gusinski nuk është kthyre në Rusi, çështjet penale kundër tij nuk janë mbyllur ende. Ish kolegët dhe të njohurit e tij ose nuk e komentuan fare fjalimin e tij, ose mbajtën ndaj tij qëndrim negativ. Opozitarët rusë, duke mos i mohuar meritat e oligarkut, janë të bindur se kusht i vetëm për kthimin e tij mund të jetë vetëm lojaliteti i plotë i udhëheqjes së tanishme, dhe pikërisht këtë ai demonstroi, përfundon botimi “Kommersant”.