Zëri i Rusisë Negociatat me kompaninë elektroenergjetike franceze Electricite de France (EDF) mbi pjesëmarrjen e saj në ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” mund të zhvillohen në tetor, njoftoi Nënpresidenti i holldingut rus “Gazprom” Aleksandër Medvediev. Projektin “Rryma Jugore” e realizojnë mbi bazë të barabartë “Gazprom” dhe ENI italian. Në maj “Gazprom” nënshkroi paketën e dokumenteve që kanë të bëjnë me realizimin e projektit me kompanitë energjetike bullgare, greke dhe serbe. Interesim ndaj “Rrymës Jugore” po shfaqin gjithashtu Turqia, Rumania dhe një sërë vendesh të tjera. Ky gazsjellës do të kalojë nëpër fundin e Detit të Zi nga Rusia në Bullgari, kurse më tej në Itali dhe Austri.