Zëri i Rusisë SHBA-s po e shqyrtojnë Ukrainën si pistë e mundshme për dislokimin e stacionit të radiolokacionit të arkitekturës së re të mbrojtjes antiraket në Europë, deklaroi Ndihmës ministri i mbrojtjes së SHBA-s për sigurimin ndërkombëtar Aleksandr Vershbow. Ai vuri në dukje, se më parë zyrtarët ukrainas kanë përmendur interesin e vet për një pjesëmarrje të tillë. Vershbow shtoi, se administrata e Obamës po vazhdon të theksojë në të gjitha nivelet interesimin e vet në bashkëpunimin me Rusinë në fushën e mbrojtjes antiraket.