Zëri i Rusisë Samiti i Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) do të hapet sot në Kishinjov. Me miratimin e presidentëve do të diskutohen rreth 20 projekt-dokumente, ndër të tjera për çështjet e kapërcimit të pasojave të krizës botërore financiare, përgatitjet për kremtimin e 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, aspektet juridiko-normative të bashkëpunimit për llogari të daljes së Gjeorgjisë nga përbërja e BSHP-së. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të zhvillojë në Kishinjov edhe disa takime dypalëshe.