Zëri i Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dënoi vendosmërisht aktin terrorist që u krye në Kabul pranë godinës së ambasadës së Indisë dhe MPB të Republikës Islamike dhe çoi në humbjen e jetës së 12 personave dhe në plagosjen e 84 të tjerëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shprehu ngushëllimet e veta familjeve të të vrarëve dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve midis të cilëve janë edhe 2 policë të Misionit të BE në Afganistan.