Zëri i Rusisë Mbajtësja e Çmimit Nobel në letërsi u bë shkrimtarja gjermane Gerta Mjuler. Ky çmim iu dha asaj për “frymën poetike dhe sinqetritetin në prozën, që paqyron jetën enjrëzve të mjerë, të pafat”. Gerta Mjuler lindi më 1953 në Bantin rumun, përfundoi universitetin në Timishoar, ku studioi për letërsi rumune dhe gjermane. Në vitin 1987 emigroi në Gjermani. Ajo është autore e 18 romaneve dhe novelave, laureat i më shumë se 20 medaljeve nga më prestigjoze të letërsisë. Librat e shkrimtares janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës.