Zëri i Rusisë Projekti “Nord Stream” mbetet jashtë interferencës së rregullave të reja të rregullimit të infrastrukturës së gazit në Gjermani. Ato kanë të bëjnë me gazsjellësit në territorin e Gjermanisë, deklaroi për agjencinë RIA Lajmet Përfaqësuesja e Nord Stream Irina Vasileva, duke komentuar njoftimet në mjetet e informimit masiv në lidhje me atë, se nëpunësit gjermanë kanë kufizuar me 5 % rentabilitetin e infrastrukturës së transportit dhe kjo gjë do të vështirësojë tërheqjen e mjeteve për ndërtimin e Nord Strem. Nën veprimin e kufizimeve janë dhe partnerët e “Gazprom”-it, të cilët dëshirojnë që të ndërtojnë një gazsjellës në Gjermani për transportimin e mëtejshëm të gazit rus, tha për gazetën “Vedomosti” Përfaqësuesi i “Gazprom”-it.