Zëri i Rusisë “Ne jemi dy vende me shumicë popullsie dominuese shqiptare”, deklaroi Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë vizitës së vet dyditore që përfundoi të mërkurën (më 7 tetor) në Kosovën fqinje. Sipas fjalëve të tij, në Shqipëri dhe në Kosovë jeton “një popull i pandarë për nga pikëpamja e shpirtit dhe identitetit të tij”. Ky konstatim, i bërë në frymë të idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, nuk u la jashtë vemendjes nga ana e Rusisë. Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov shprehu besimin e vet në atë, “se kjo deklaratë do të duhet të marrë vlerësimin dhe reagimin e duhur, para së gjithash, nga ana e Bashkimit Europian, por edhe nga NATO”. Mbi rrezikun kërcënues shqiptaromadh përsiat në komentin e vet vëzhguesi ynë, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Vizita aktuale e Kryetarit të qeverisë shqiptare në Prishtinë mund të vlerësohet si fillim i “eliminimit të pengesave” midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në veçanti, u nënshkruan marrëveshjet mbi vënien në dispozicon të autoriteteve kosovare të portit detar shqiptar të Shëngjinit dhe mbi modernizimin e rrugës hekurudhore që lidh Shqipërinë dhe Kosovën. Akoma dhe më ambicioz është projekti i ndërtimit të aksit automobilistik rrugor midis Prishtinës dhe portit shqiptar të Durrësit. Sipas fjalëve të Sali Berishës, të gjitha këto do të lejojnë tashmë që në një kohë fare të afërt “bashkimin e sistemeve ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës”. Shefin e katedrës së historisë së popujve sllavë të Europës Jug-Lindore të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov nuk e habit aspak fakti, se realizimi “zvarritës” i ideve shqiptaromadhe filloi pikërisht me krijimin e sistemit unik të transportit. Ai kujtoi mbi deklaratat e para të kësaj natyre që nisën të tingëllojnë nga Tirana që në shkurt të vitit 2008: “Ne jemi të gatshëm ti ndihmojmë vëllezërit kosovarë, ne jemi të gatshëm të ndërtojmë rrugën që do të lidhë portin e madh të Durrësit dhe Veriun e Shqipërisë me qëllim që në rast të ndonjë bllokade nga ana e serbëve nëpërmjet saj të mund të qarkullojnë lirisht veprimtarët e Bashkimit Europian, mallrat, produktet - të gjitha këto kanë qenë deklarata reale të autoriteteve të Shqipërisë. Ato shoqëroheshin me fjalët, se shqiptarët përshëndesin pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tentativa për bashkim politik tani për tani nuk ka. Me sa duket nga të gjitha elitat politike në Shqipëri dhe në Kosovë janë të ndryshme megjithatë”, vë në dukje Aleksandër Karasjov.