Zëri i Rusisë Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë në fund të tetorit mund tu rekomandojë të gjitha vendeve që të kurojnë gripin A H1N1, duke përdorur arritjen ruse, njoftoi Kreu i Roszdravnadzor Nikollai Jurgel. Në Rusi po zhvillohen eksperimentet e fundit klinike të vaksinës së re, në të cilën përdoren interferonët. Aplikimi i kombinimit të alfës dhe gamës së interferonit të përftuar në Rusi bën të mundur rritjen e imunitetit ndaj viruseve dhe jep efektin e një vaksine universale, e cila mund të shërojë lloje të ndryshme të gripit, theksoi Jurgel.