Zëri i Rusisë foto RIA LajmetBashkëpunëtorët e shërbimit federal të sigurimit zhvilluan kontrolle në rrjetin e gipermarketeve të argjendarisë “Alltin”. Me mbështetjen e trupave speciale në kuadrin e çështjes penale për kontrabandë u kontrolluan dyqanet e kësaj kompanie në Moskë, Shën Peterburg dhe Omsk. Sipas informacionit zyrtar, për drejtuesit e “Alltin” dyshohet se furnizohen me mallra nga Kirgizia në mënyrë joligjore, bile të stamposura si gjoja të prodhuara në Rusi. Gazeta “Vremja novostei” vuri në dukje, se në fillim nuk ishte e qartë se për ç’arsye zhvilloheshin këto kontrolle. Jozyrtarisht u njoftua, se ato kanë të bëjnë me një çështje të gjerë për kontrabandë. Dje telefonat e kompanisë në të gjithë qytetet ose ishin të mbyllur, ose nuk përgjigjeshin, kurse në shërbimin federal të sigurimit për një kohë të gjatë dhe gatipothuaj fare nuk konfirmuan asnjë lloj informacioni në lidhje me kontrollet, duke u shprehur, se çdo gjë do të bëhet e njohur më vonë. Pas njoftimeve të kontrolleve në dikaster të gjithë pohuan, duke thënë, se veprimet hetimore u zhvilluan në kuadrin e ngritjes së çështjes penale këtë të hënë për kontrabandë të punëve me metale të çmuara. Kjo çështje u ngrit ndaj një sërë personash të personelit të holldingut të argjendarive, por emrat e tyre tani për tani nuk janë bërë publikë. Botimi “Gazeta” shkruan, se shkak për ndjekjen penale u bë një rast mjaft komik. Gjoja në janar të këtij viti në kufi me Kazakistanin u arrestua ekspeditori, që u përpoq me slita të mbrehura me kuaj, të sillte në Rusi duke anashkaluar pikën e kontrollit disa valixhe, të mbushura plot e për plot me punime argjendarie. Gjatë marrjes në pyetje burri dha deponime që i habitën pa masë hetuesit: gjoja ai solli ar me anë të slitave nga Siberia, nga filiali i Omskut “Alltin” për në Moskë. Nga ana e vet udhëheqja e “Alltin” u përpoq të mos e pranonte këtë fakt, pas së cilit dhe filloi hetimi në masë të gjerë. Gazeta “Kommersant” njofton, se sipas të dhënave të Dhomës së verifikimit të vlerës së karatit, “Alltin” nuk bën pjesë në numrin e prodhuesve më të mëdhenj të punimeve të arit. “Alltin” në treg është vërejtur vetëm me reklamë agresive.