Zëri i Rusisë Sekretarja e shtetit e SHBA-s Hilary Clinton gjatë negociatave në Moskë do të diskutojë me Ministrin e punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov situatën rreth RPD të Koresë dhe Iranit, çështjet energjetike, përgatitjen e Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (TASO), si dhe punën e komisionit presidencial dypalësh të Rusisë dhe SHBA-s, njoftoi Ndihmësi i Sekretares së shtetit të SHBA-s PHilip Kroll. Sipas fjalëve të tij, SHBA-s dhe Rusia “kanë mundësitë për bashkëpunim” në lidhje me sistemin e mbrojtjes antiraket në sfondin e korrigjimeve të para pak kohësh, që u bënë nga ana e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me planet e mëparshme amerikane.