Zëri i Rusisë Në Kishinjov po përfundon përgatitja për zhvillimin e samitit të krerëve të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, i cili do të zhvillohet më 8-9 tetor. Atje sot u takuan ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Bashkësisë. Temat kryesore në këtë samit do të jenë masat për kapërcimin e krizës ekonomiko-sociale, proceset e integrimit në sferën e humanizmit dhe në garantimin e sigurisë. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të diskutojë me Presidentin e Azerbajxhanit dhe atë të Armenisë rregullimin e konfliktit të Nagorno-Karabah-ut dhe do të takohet me të ngarkuarin e përkohshëm me detyrat e Presidentit të Moldavisë Mihaj Gimp.