Zëri i Rusisë Sarkozy-Nazarbajev foto RIA LajmetKurse tani i propozojmë vemendjes së vizitorëve të site-t tonë shënimet e vëzhguesit të “Zërit të Rusisë” Boris Tumanov kushtuar përfundimeve të vizitës së Presidentit francez në Kazakistan. Autori shkruan: Thashethemet dhe shpifjet e përhapura nga shtypi francez në lidhje me kthimin e Rashida Dati në rrethin e ngushtë të Nicolas Sarkozy gjatë kohës së vizitës së tij në Kazakistan nuk mundën të eklipsonin megjithatë përfundimet mjaft impresionuese të “blic-vizitës” së paradokohshme të Presidentit francez në këtë vend të Azisë Qendrore. Vërtet, “ofensiva” që premtoi të ndërmarrë tashmë që 2 vite më parë zoti Sarkozy në këtë rajon, duke gjykuar nga të gjitha, u arrit të realizohet në mënyrë të shkëlqyer. Kjo gjë bëhet më se evidente kur njihesh me numrin e madh të kontratave të përfunduara në kryeqytetin e Kazakistanit-Astana, me përmasat e mjeteve financiare që do të investohen atje, dhe, veçanërisht, me spektrin e gjerë të sferave — nga ajo e naftës e gazit dhe sektori bërthamor e deri tek teknologjitë kozmike e ushtarake, — të cilat do të bëhen bazë e bashkëpunimit ekonomik midis Francës dhe Kazakistanit. Mua më duket se nuk ia vlen fare të përmenden këtu shifra të sakta, por mjafton vetëm të thuhet, se në planin ekonomik Franca ka përfituar tashmë në Azinë Qendrore, praktikisht në kufijtë jugorë të Rusisë, një placdarmë strategjike e cila i hap asaj rrugën për në Jug dhe Lindje të kontinentit aziatik. Ndërkohë që dua të tërheq vemendjen kryesore ndaj filozofisë pragmatike të Presidentit Sarkozy, e cila i lejoi atij të arrinte një sukses të tillë kaq impresionues. Shumë organizata joqeveritare nuk e lanë tu shpëtojë mundësia që iu krijua në këtë rast për ti kujtuar Presidentit francez atë fakt, se Kazakistani aktualisht është ende shumë larg të ashtuquajturës “demokraci shembullore”. Në këtë situatë Nicolas Sarkozy, po ashtu si dhe çdo lider tjetër europian, duhej ti shprehte pikëpamjen e vet Nursulltan Nazarbajevit në lidhje me, të themi, fizionominë aspak të përsosur të demokracisë kazakistanase. Por Nicolas Sarkozy nuk iu dha këtij tundimi. Zgjedhja e bërë nga ai në këtë rast mua më duhet mjaft e mençur, e urtë sepse Nicolas Sarkozy duket se e kupton për mrekulli, se prezenca aktive e Francës në Kazakistan dhe fakti se Kazakistani iu hap tani Europës, do ti shërbejnë procesit të demokratizimit të këtij vendi shumë më mirë se sa të gjitha leksionet që do ti mbahen atij në lidhje “me sjelljen e mirë”.