Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev bëri përfundimet vjetore të ekzistencës së videoblogut të vet. Sipas fjalëve të Presidentit, videoblogu për të është i rëndësishëm, përveç komunikimit, që të marrë informacion të rëndësishëm virtual dhe të kuptojë gjendjen shpirtërore të shoqërisë. Ai vuri në dukje, se shumica e vizitorëve të faqes së tij të Internetit kanë opinionet e veta dhe janë të aftë që të perceptojnë pikëpamjet e të tjerëve. Ata, që marrin pjesë në diskutime, janë të gatshëm jo vetëm të ankohen për probleme të ndryshme, por edhe propozojnë variante të zgjidhjes së tyre, shpesh absolutisht jostandarte, tha Medvediev.