Zëri i Rusisë Moska del kundër zgjerimit të njëanshëm të potencialit strategjik të mbrojtjes antiraket (MAR) dhe mendon, se veprime të tilla vështirësojnë në mënyrë të qenësishme ecjen drejt çarmatimit bërthamor, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusië pranë NATO-s Vitali Çurkin. Armatimet strategjike mbrojtëse dhe ofensive janë të lidhura ngushtë midis tyre, tha ai. Rusia, u shpreh Çurkin, e mendon si të domosdoshme që të përfshihet çështja për ndërlidhjen strategjike të mjeteve ofensive dhe mbrojtëse në traktatin e ri të shkurtimit të arsenaleve bërthamore.