Zëri i Rusisë Disa grupe guerilasish, që përgatisnin sulme terroriste për ditën e zgjedhjeve të 11 tetorit, u likuiduan në Kaukazin e Veriut (në Çeçeni, Dagistan dhe Kabardino-Ballkari), njoftoi Zëvendës ministri e punëve të brendshme Arkadi Edelev. Që nga fillimi i vitit në Kaukazin e Veriut janë identifikuar më shumë se 70 veta, janë rekrutuar terroristë, janë likuiduar dhe arrestuar më shumë se 750 guelilas. Për 6 vjetët e fundit në Jug të Rusisë u eliminuan më shumë se 2 mijë guerilas dhe u arrestuan gati 6,5 mijë, janë likuiduar rreth 10 mijë baza dhe depo armësh, janë konfiskuar rreth 20 ton eksploziv, janë çmontuar më shumë se 59 mijë predha dhe mina.