Zëri i Rusisë Marrveshja e Moskës dhe Uashingtonit për transitin ushtarak amerikan në Afganistan nëpër hapësirën ajrore të Rusisë filloi të përmbushet, njoftoi Ndihmës Sekretarja e shtetit Hilary Clinton. Më parë Rusia lejonte furnizimin për në Afganistan vetëm të ngarkesave joushtarake me anë të hekurudhave. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës VeriAtlantike Fog Rasmussen deklaroi, se NATO është e interesuar për rolin në rritje të Rusisë në rregullimin e situatës në Afganistan, në veçanti, për stërvitjen e ushtarakëve afganë dhe për transportimin e armatimeve, njoftoi BBC.