Zëri i Rusisë Në ishullin grek Rodos do të zhvillohet Forumi i Bashkësisë Botërore “Dialogu i civilizimeve”. Më shumë se 400 politikanë, ekonomistë, anëtarë të familjeve mbretërore dhe pëfaqësuesit e feve do të diskutojnë çështjet më aktuale bashkëkohore: rrugët e daljes nga kriza financiare, ruajtja e integritetit të bashkësisë botërore, zgjerimi i bashkëpunimit ndërfetar, modelet alternative të organizimit politik. Moskën e përfaqëson themeluesi dhe Presidenti i “Dialogut të civilizimeve”, Kreu i kompanisë “Hekurudhat e Rusisë Vladimir Jakunin.