Zëri i Rusisë Foto RIA LajmetKryeministri Vladimir Putin redaktoi me dorën e vet listën e aktiveve shtetërore të destinuara për privatizim gjatë vitit të ardhshëm. Siç njofton gazeta “Vremia novostei”, Kryetari i qeverisë konfirmoi edhe një herë pozitën e autoriteteve: kriza është në kalim e sipër dhe bashkë me të duhet të përfundojë edhe periudha e prezencës së tepruar të shtetit në ekonomi. Por këtë vitin e afërt autoritetet në mënyrë të sigurt nuk do të heqin qafe aktivet në kompanitë më të mëdha, të cilat janë, faktikisht, degëformuese të tilla si “Rrugët Hekurudhore të Rusisë”, Sberbank, VTB, “Rosneft” dhe “Aeroflot”. Qeveria tani për tani nuk ka ndërmend të reduktojë, të minimizojë interesimin ndaj privatizimit. Putin vuri theksin mbi punën jo efektive të ndërmarrjeve unitare shtetërore federale. Në fakt, procesi i shtetëzimit të ekonomisë në Rusi është zhvilluar edhe para krizës. Shumë ndërmarrje tani punojnë ekskluzivisht si kompani private, qëllim kryesor i të cilave është nxjerrja e fitimit. Vetëm se gjatë kësaj ato shfrytëzojnë falas pasurinë shtetërore — ja ku qendron dhe i gjithë ndryshimi. Kjo, sipas mendimit të Kryeministrit, është, thjesht, punë jo efektive, pa bereqet. Privatizimi duhet të dalë në rolin e instrumentit të realizimit të reformave strukturore në sektorin real të ekonomisë, të përmirësojë mjedisin e konkurrencës dhe të tërheqë investime suplementare.


Komentimi i artikullit të ditës


Shefi i departamentit analitik të kompanisë investuese “Broker-kredit-servis” Maksim Shein i vlerëson si më poshtë vijon perspektivat e valës së dytë të privatizimit: “Në qoftë se privatizimi i këtyre ndërmarrjeve do të realizohet jo tërësisht, ndërsa paketa kontrolluese do ti mbetet shtetit, kjo do të thotë, se qëllim kryesor mund të quhet njëfarë plotësimi i buxhetit me mjete financiare. Për nga thelbi i vet privatizimi nuk është burim i qendrueshëm për formimin e të ardhurave buxhetore. Në këtë kuptim zhvillimi i privatizimit në kushtet e tanishme është problem i diskutueshëm. E megjithatë, gjëja më kryesore është ajo, që çmimet, sipas të cilave do të privatizohet prona shtetërore, të jenë me të vërtetë çmime tregu”, konkludon Maksim Shein.