Zëri i Rusisë Gjermania dhe 8 vende të tjera përfshihen në listën e Komisionit Europian, që kanë deficit buxhetor mjaft të lartë. Përveç Gjermanisë, që ka ekonomi të lartë në Europë, në këtë listë figurojnë Austria, Belgjika, Italia, Hollanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia. Në BE mbeten vetëm 7 vende, buxhetet e të cilëve u përgjigjen standarteve. Këto janë: Bullgaria, Danimarka, Qipro, Luksemburgu, Finlanda, Suedia dhe Estonia. Deri në vjeshtë të vitit 2008, kur filloi kriza botërore financiare, deficiti buxhetor i tejkaloi të 3 % vetëm në dy vende të BE, në Britaninë e Madhe dhe Hungari.