Zëri i Rusisë Kryeministri i vendit që kryeson në BE Suedisë Frederik Rejnfeldt deklaroi mbi synimin e arritjes së hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës deri në fund të këtij viti. Për këtë proces ratifikimin e tij duhet ta përfundojnë Polonia dhe Çekia. Presidneti i Polonisë Leh Kaçinski gjatë vizitës në Rumani refuzoi të njoftonte datën ekzakte, kur ai ka ndërmend të nënshkruajë Traktatin e Lisbonës, njoftuan mjetet rumune të informimit masiv. Në Çeki Traktatin nuk e ka nënshkruar akoma Presidenti i vendit Vacllav Klaus, që mban një qëndrim skeptik ndaj BE. Aktualisht Gjykata Kushtetuese e Çekisë po studion padinë, e bërë kundër ratifikimit të Traktatit nga grupi i senatorëve.