Zëri i Rusisë MPJ e Letonisë në lidhje me vendosjen e regjimit ekonomik dhe shkurtimin e buxhetit është e detyruar që të mbyllë konsullatat jashtë shtetit. Të parat do të mbyllen konsullatat e Letonisë në Rusi: në Shën Peterburg, Kaliningrad dhe Pskov, deklaroi Kreu i MPJ i vendit Maris Riekstinsh. Sipas fjalëve të tij, do duhet të mbyllen nga 4 deri në 10 konsullata. MPJ e Letonisë tashmë shkurtoi numrin e bashkëpunëtorëve me 37 %, kurse pagat deri 15 %. Republika u detyrua të tërheqë ambasadorët nga një sërë vendesh dhe të ndërpresë rotacionin, qarkullimin e diplomatëve.