Zëri i Rusisë Ministri i Finlandës për çështjet e BE Astrid Tors shpreson, se vendi i tij do të japë lejen ekologjike për ndërtimin e projektit “Nord Stream”, njofton agjencia RIA “Lajmet” me referim tek radiostacioni “Kontakt”. Gazsjellësi do të kalojë nëpër fundin e Detit Balltik nga Viborgu rus deri në Gjermani. Kompania “Nord Stream” tashmë mori nga autoritetet finlandeze lejen për pastrimin e fundit të detit nga minat e kohës së Luftës së Dytë Botërore sipas itinerarit që do të shtrohet gazsjellësi. Nord Stream premton, se çdëmtimi, çminimi i predhave do të realizohet nga forcat ushtarako-detare të Suedisë, Finlandës dhe Danimarkës, kurse autoritetet do të marrin informacion të hollësishëm mbi situatën. Punimet do të shoqërohen nga forcat ushtarako-detare të Rusisë.