Zëri i Rusisë FR do të luftojë me piraterinë gjeorgjiane pranë brigjeve të Abkhazisë. Për këtë qëllim anijet e flotës së Shërbimit të Forcave të Sigurimit dhe Flotës së Detit të Zi organizojnë shoqërimin e anijeve tregtare me ngarkesa për Abkhazinë. Anëtari i komitetit të Dumës Shtetërore për sigurimin Gennadi Gudkov në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” tha, se forcimi i masave të sigurimit të anijeve do të ftohë “kokat e nxehta” në udhëheqjen gjeorgjiane, pasi Rusia përmbush misionin e ruajtjes së tërësisë territoriale të Republikës miqësore, e cila zgjodhi kursin e zhvillimit të pavarur.