Zëri i Rusisë Bazën e marrëdhënieve ruso-ukrainase duhet ta përbëjë ekonomia, por jo politika, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov në Harkov në takimin e udhëheqësve të rajoneve kufitare të të dy vendeve. Ministri theksoi, se ia vlen të eliminohen divergjencat politike, me qëllim që ato të mos bëhen pengesë e bashkëpunimit. Sipas fjalëve të tij, varësia nga koniunktura politike mund të ishte në masë akoma më të ulët, në qoftë se Rusia dhe Ukraina di të ecnin në rrugën e ndërtimit të ndërmarrjeve të përbashkëta në sferën e biznesit të vogël ose të mesëm.