Zëri i Rusisë Në vendet e BE vazhdon lufta për postin e parë në histori të presidentit të bashkimit, i cili do të bëhet zyrtar pas përfundimit të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës. Favorit për këtë post është ish Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Bler, njofton gazeta zviceriane “Tan”. Por kandidatura e tij shkakton pakënaqësi në një sërë vendesh. Përveç asaj, që atë e kritikojnë për mosaftësi të marrjes parasysh të interesate të të gjitha vendeve, ekspertët tregojnë divergjencat, që konsistojnë në atë, se Bler është qytetar i vendit, i cili nuk bën pjesë në “zonën e euros”, as në zonën Schengen. Në këto kushte mbështetje më të madhe ka kandidati alternativ, Kryeministri i Hollandës Jan Peter Balkenende, vë në dukje botimi “Financial Times”.