Zëri i Rusisë Aksione përkujtimore për gazetaren e njohur ruse Anna Politkovskaja do të zhvillohen sot në Moskë, Londër dhe Paris. Tre vjet më parë ajo u vra në Moskë afër shtëpisë së vet. Kjo çështje vazhdon të hetohet, pasi proceset gjyqësore të mëparshme nuk mundën tu jepnin fund ngjarjeve të tre vjetëve më parë. Nuk është gjendur ende vrasësi, nuk është përcaktuar se kush e porositi këtë krim.