Zëri i Rusisë Në Newport do të hapet simpoziumi ndërkombëtar ushtarako-detar, në të cilin marrin pjesë oficerët e lartë të flotave nga më shumë se 100 vende, ndër të tjera për herë të parë edhe nga Rusia. Tema kryesore e këtij forumi është bashkëpunimi në det. Kreu i delegacionit rus Nën-admirali Adam Rimashevski theksoi rëndësinë e njohjes me pozitat dhe vlerësimet, të cilat komanduesit e flotave do ti bëjnë situatës në rajone të ndryshme të botës, luftës me piraterinë dhe çështjeve të tjera aktuale.