Zëri i Rusisë “Gazprom” u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të tregut të gazit që të bashkojnë përpjekjet në interes të zhvillimit potencial të kësaj dege, deklaroi Kreu i koncernit rus Aleksei Miler në Kongresin Botëror të Gazit në Buenos-Aires. Ai përmendi, se “Gazprom” merr pjesë në mënyrë aktive në shumicën e iniciativave të përbashkëta të vendeve prodhuese të gazit, në veçanti, mbështet krijimin e forumit të vendeve eksportuese të gazit. Miler theksoi gjithashtu, se gazi natyror nga pikëpamja e sigurisë enegjetike është burimi më shpresëdhënës për energjinë në regjim të vështirë në krahasim me këdo tjetër, duke përfshirë këtu atë atomike, diellore, me anë të erës dhe të hidrocentralit.