Zëri i Rusisë Shkrimtarja britanike Hilary Mantel u shpall laureate e Çmimit britanik Booker për vitin 2009. Ky është një nga çmimet më prestigjozë në sferën e letërsisë. Juria me shumicë votash i dha atë që meritonte romanit të saj “Ulërima e Ujkut” për intrigat politike gjatë kohës së sundimit të mbretit Henri i VIII-të (shekulli i XVI-të).