Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev foto RIA LajmetPër vitin e kaluar Presidentit të Rusisë iu shtuan edhe 20 mijë miq më shumë. Më 7 tetor të vitit 2008 Dimitri Medvediev hapi Internet-ditarin e parë në histori të kryetarit të shtetit rus. Që nga ajo kohë ai u bë një ndër blogerët më me popullaritet të Runetit-pjesës rusishtfolëse të rrjetit botëror. Dimitri Medvediev që në ditët e para të punës së vet në postin e Presidentit të Rusisë tregoi qartë se ka ndërmend të zhvillojë një dialog të hapur me shoqërinë. Intervista të zgjeruara dhënë kanaleve televizive dhe mjeteve tipografike informative në lidhje me problemet më të mprehta të ditëve tona, konferenca shtypi mbi temat aktuale, puna e zyrës së pritjes së popullit të Presidentit. Por edhe këto dolën të pamjaftueshme për Presidentin Medvediev. Pasi mori vendim që të komunikojë më ngushtë me popullsinë, Dimitri Medvediev hapi blogun e vet në site-n zyrtar të kryetarit të shtetit. Ndërsa shumë shpejt pas kësaj u dukën edhe faqet e tij në internet-resurse me mjaft popullaritet të tilla si “Живой журнал”-ZhZh («Revista e gjallë») dhe YouTube. Blogët e Medvedievit në ZhZh, në site-n e Kremlinit dhe videokanalin e ri përfaqësojnë në vetvete një rrjet të tërë, në të cilin Presidenti paraqet për diskutim temat që sipas mendimit të tij janë tani më të rëndësishme dhe më aktuale. Çdo ditë me to njihen rreth 40 mijë vizitorë. Shumë prej tyre lënë bile edhe komentet dhe mesazhet e veta. Sipas mendimit të Dimitri Medvedievit, kjo lejon të testohen në mënyrë operative gjendja shpirtërore, tendenca e përgjithshme, prirjet e njerëzve, të kuptohen mendimet dhe të perceptohen saktë problemet e miliona qytetarëve rusë: “Gjatë këtyre kohëve të fundit Interneti u zhvillua së tepërmi dhe u shndërrua në një sistem të plotë, të vlefshëm që rregullohet në mënyrë të vetëvetishme. Gjatë kësaj duhet thënë se ai ndikon mjaft ndjeshëm në të gjitha sferat e jetës sonë. Në plan të parë dolën rrjetet sociale, bloget. Unë vura re, me që ra fjala, se edhe blogu im filloi të jetojë me jetën e vet të mvetësishme, njerëzit komunikojnë midis tyre, diskutojnë e debatojnë për problemet më të mprehta të ditëve tona. Dhe unë, sigurisht, i gëzohem shumë kësaj”, tha Presidenti rus. Në kundërshtim të plotë me të gjitha dyshimet e skeptikëve lidhja, komunikimi i ndërsjelltë u vendos aty për aty. Siç venë në dukje në rrethin e ngushtë të Presidentit, punës në hapësirën virtuale ai i kushton jo më pak se dy orë çdo ditë. Presidenti lexon të gjitha komentet e bëra nga vizitorët në bloget e veta. Ndërkohë që duhet thënë se ngandonjëherë ato janë mjaft kritike. Jo rrallëherë, pasi është njohur me to, ai i jep personave përkatës udhëzimet për të sqaruar pa vonesë se si qendron puna në të vërtetë me situatën.