Zëri i Rusisë foto RIA LajmetNë Moskë u hap Forumi Ndërkombëtar për nanoteknologjitë, që zhvillohet nën egidën e korporatës shtetërore ruse “Rosnano”. Siç shkruan botimi “RBK-Daily”, Presidenti Dimitri Medvediev, duke mbajtur fjalim gjatë hapjes së tij, i bëri thirrje biznesit që të invesojë për nanoteknologjitë dhe deklaroi, se pa to vendi nuk ka të ardhme, tashmë pas pesë vjetësh, sipas planit, shitjet e prodhimeve vendase duhet të dalin në nivelin e 900 miliardë rublave. Ndërkaq, 1/4 e kësaj shume duhet të përdoret për eksport.

 


***


Njoftimi i shtypit britanik për atë, se Rusia, Kina, Franca dhe Japonia në aleancë me disa vende të tjera të Gjirit Persik, planifikojnë për një periudhë disa vjeçare të refuzojnë përdorimin e dollarit gjatë llogarive të naftës, duke e zëvendësuar valutën amerikane me arin. Siç shkruan botimi “Kommersant”, ky lajm solli në uljen e kursit të valutës amerikane dhe aktive të dollarit. Në tregun rus kursi i dollarit arriti në minimumin e vet që nga fillimi i vitit. Ekspertët vënë në dukje, se pavarësisht nga përgënjeshtrimi i faktit të negociatave për refuzimin nga dollari nga ana e personave zyrtarë, valutën amerikane do ta shesin të gjitha bankat, klientët e tyre, ekspertët dhe investitorët e huaj. Në këtë sfond u rritën shumë çmimet e arit në tregun botëror për një ditë, duke u rritur me 2,5.


***


Kryeministri Vladimir Putin u takua me homologun e vet bjellorus. Takimi u zhvillua në sfondin e intervistës së fundit të Presidentit të Bjellorusisë Llukashenko. Botimi “Nezavisimaja gazeta” përmend, se ai e kritikoi rreptë politikën e Kremlinit kundrejt Minskut dhe fajësoi personalisht Putinin për prishjen e Shtetit të Bashkuar. Moska reagoi menjëherë ndaj kësaj. Kryeministri përmendi se sa privilegje ka Bjellorusia: Moska i barazoi furnizuesit bjellorusë me ata rusë gjatë realizimit të blerjeve shtetërore me shumicë të naftës dhe gazit me çmime nga më të leverdisshmet.