Zëri i Rusisë Talebanët u bënë thirrje trupave të NATO-s që të largohen nga Afganistani për shmangjen e një “lufte të gjatë”. Në këtë komunikatë vihet në dukje, se talebanët nuk kanë kurrfarë synimesh që të sulmojnë Europën, dhe se qëllimi i tyre i vetëm është çlirimi i vendit dhe krijimi i shtetit islamik. Kjo deklaratë e lëvizjes “Taleban” tingëlloi në vigjilje të përvjetorit të 8-të të hyrjes me forcë të trupave të koalicionit në vend dhe përmbysjes së regjimit të talebanëve. Më 7 tetor të vitit 2001 Uashingtoni me në krye trupat e NATO-s filloi në Afganistan operacionin si kundërpërgjigje për sulmi terrorist që ndodhi në SHBA-s më 11 shtator të atij viti.