Zëri i Rusisë Komiteti i Parlamenit Europian për çështjet ndërkombëtare përfshiu mbrojtësit rusë të të drejtave të njeriut Ludmilla Alekseeva, Sergei Kovoljov, Olga Orlova në listën e pretendentëve për marrjen e çmimit me emër Andrej Saharov për vitin 2009. Kjo medalje e Parlamentit Europian jepet çdo vit për “arritjet në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive kryesore të tij, si dhe për respektimin e legjislacionit ndërkombëtar dhe zhvillimin e demokracisë”.