Zëri i Rusisë Varshava mori propozime të reja nga Uashingtoni në fushën e mbrojtjes antiraket (MAR), njoftoi Zëvendës ministri i mbrojtjes kombëtare të Polonisë Stanisllav Komorovski. Sipas fjalëve të tij, në vend të dislokimit në Poloni të 10 bazave të raketave intercepitore, Varshavës i propozohet dislokimi në territorin polak të bazave të mbrojtjes së prapavijës dhe pikat komanduse të raketave SM-3. Ai shtoi, se gjatë negociatave polako-amerikane të pritshme pas dy javësh gjithashtu do të shqyrtohet mundësia e pajisjes së Polonisë me raketa të mbrojtjes kundër ajrore “Petriot” me kapsolla.