Foto RIA LajmetShkencëtari rus Vladimir Skullaçov mendon se Komiteti i Çmimit Nobel “harroi” pa të drejtë të përfshinte në përbërjen e personave të nderuar me çmime për vitin 2009 në fushën e mjekësisë dhe fiziologjisë Aleksei Ollovnikov-in. Pikërisht ishte ai që shumë vite më parë parashtroi hipotezën e cila shpjegon mekanizmin e plakjes së qelizave. Elizabeth Blackburn, Carol Greider dhe Jack Szostak, të cilët u bënë zotërues të këtij Çmimi kaq të lartë, nuk bënë gjë tjetër veçse e vërtetuan teorinë e tij me rrugë eksperimentale, thotë akademiku Vladimir Skullaçov. “Aleksei Ollovnikovin unë e njoh që prej shumë e shumë vitesh. Ai është një shkencëtar-teoricien i shkëlqyer, i cili në vitin 1971 paratha, parapërcaktoi mekanizmin e punës së të ashtuquajturave telomeraza. Me kalimin e 15 viteve, pas publikimit të hipotezës së tij, filloi puna për vërtetimin e saj në jetë, e cila përfundoi me konfirmimin e shkëlqyer të idesë së tij. Një rol kyç në këto eksperimente luajti Elizabeth Blackburn dhe kolegët e saj, të cilët tani merituan Çmimin Nobel. Sipas rregullave ekzistuese të Komitetit të Çmimit Nobel numri i njerëzve, të cilët kanë fituar në konkurs, nuk duhet ti kalojë të 3 vetët. Dhe mua më vjen shumë keq, më prek fakti se në këtë treshe nuk hyri emri i Aleksei Ollovnikovit, sepse, faktikisht, ajo që bëri Elizabeth Blackburn dhe është vërtetim i hipotezës së tij të mrekullueshme. Ndoshta unë nuk do të ndihesha kaq i prekur, i indinjuar në qoftë se këtë Çmim do ta meritonte vetëm shkencëtarja Blackburn. Por vetë fakti, se në treshen e specialistëve, të cilët u kurorëzuan me dafinat e Çmimit të suksesit, nuk figuron emri i Aleksei Ollovnikovit është një padrejtësi e tmerrshme!”, shprehet shkencëtari Vladimir Skullaçov. Aleksei Ollovnikov është marrë shumë vite me radhë me problemet e plakjes së organizmit. Pikërisht ai dhe krijoi teorinë e “telomerazës ” të mekanizmave të plakjes së organizmit, në tërësi. (Telomeraza është pjesa e fundit e kromozomit. Gjatë ndarjes së qelizës telomerazat shkurtohen, ndërsa kur ato mbarohen qeliza atëhere vdes). Ne i telefonuam Aleksei Ollovnikovit sapo u bë e ditur se drejtimi shkencor i krijuar prej tij u njoh mbarëbotërisht dhe u nderua me Çmimin e lartë Nobel. Por Ollovnikov preferoi ta lërë pa koment këtë eveniment.

 Në Muzeun e Alfred Nobel