Zëri i Rusisë Rekomandimet e ekspertëve të Ministrisë së mbrojtjes të Britanisë së Madhe për ruajtjen e sekreteve ushtarake, në veçanti, thirrjet për t’iu ruajtur përfaqësuesve të shërbimeve sekrete ruse dhe kineze, u bënë padashur publike në Internet, njofton gazeta “The Daily Telegraph”. Në manualin udhëzues tre vëllimësh të Ministrisë së mbrojtjes tregohet gjithashtu në mënyrë të hollësishme e të detajuar se si tu bëhet ballë kërcënimeve të organizatave terroriste dhe subversive.