Zëri i Rusisë  AVTOVAZ Foto RIA LajmetAksioni për shpëtimin e AVTOVAZ-it po vazhdon. Në qeveri mendojnë se duhet të pagujnë sipas llogarive, ndër të tjera, aksionerët e huaj të gjigandit automobilistik rus-aleanca Renault-Nissan, e cila kontrollon bllokpaketën e “ABTOVAZ-it”. Kryeministri rus Vladimir Putin paralajmëroi se në qoftë se francezët nuk do të marrin pjesë në financimin e uzinës, atëhere pjesa zotëruese e tyre në uzinën e prodhimit të automobilave do të fshihet nga defteri. Pak më vonë Kryeministri e zbuti disi pozitën e vet. Në takimin e zhvilluar me stafin drejtues të Renault ai vuri në dukje, se shteti është i gatshëm të marrë mbi vete një pjesë të barrës për shpëtimin e gjigandit të prodhimit të automobilave, por nuk do të lejojë kurrësesi likuidimin e “AVTOVAZ-it”. Fati i punëtorëve të “AVTOVAZ-it” që kanë arritur moshën e pensionit ose atyre që u kanë mbetur edhe 2 vite pune, sipas fjalëve të Vladimir Putinit nuk shkakton shqetësim tek ai, meqenëse në përputhje me legjislacionin veprues këta njerëz kanë të drejtë për të plotësuar të gjitha formalitetet e duhura të daljes në pension. Zëvendës drejtori i agjencisë analitike “Avtostat” Sergei Udallov flet mbi numrin optimal të njerëzve të cilët mund ti pushojnë nga puna në “AVTOVAZ”: “Personeli që punon tani atje është i tepërt. Nga ana tjetër nuk do të mund të realizohet dot një shkurtim i qenësishëm i punëtorëve, sepse duhet të sigurohet i gjithë cikli teknologjik. Prandaj kjo shifër, e cila figuron aktualisht në shtyp-rreth 30 mijë veta-është ndoshta pikërisht ai numër minimal njërëzish që është i mundur dhe ekonomikisht i arsyeshëm për shkurtim”, thotë Sergei Udallov. Sipas mendimit të shumicës së ekspertëve, vendimi i marrë nga Renault për të investuar 1 miliard dollarë për blerjen e bllokpaketës së “AVTOVAZ-it”, u shndërrua për kompaninë në një “tmerr” të vërtetë.