Zëri i Rusisë Presidentët e Kazakistanit dhe Francës, përkatësisht Nursulltan Nazarbaev dhe Nikola Sarkozi gjatë negociatave ranë dakort për pjesëmarrjen e palës franceze në bashkëpunimin e ndërtimit të gazsjellësit nga Deti Kaspik në Baku deri në Europë, njoftoi në konferencën për shtyp sipas përfundimeve të negociatave Kreu i shtetit të Kazakistanit. Gjithashtu u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh ndërqeveritare, në veçanti, për transitin e ngarkesave ushtarake franceze për në Afganistan nëpër territorin e Kazakistanit. Përveç kësaj, u nënshkrua memorandumi mbi mirëkuptimin reciprok të kompanisë “KazMunajGaz” dhe asaj franceze Spie Capag për gazsjellësin “Eskene-Kurik”, si dhe marrëveshjen trepalëshe midis kompanive kombëtare “KazMunajGaz” , “Total” dhe “GDF Suez” për principet e përbashkëta të veprimtarisë së projektit “Hvalinskoe”.