Zëri i Rusisë Ekspertët e OKB-së në Bankok tani për tani nuk mundën të arrinin në një mendim unik për sa i përket marrëveshjes së re ndërkombëtare për klimën, e cila duhet të zëvendësojë në vitin 2012 Protokollin Kinez. Kurse deri në konferencën në Kopenhagen, ku duhet të miratohet dokumenti, kanë mbetur vetëm 10 ditë. Shkaku kryesor i divergjencave është refuzimi i konsumatorëve kryesorë për marrjen përsipër të përgjegjësisë për dëmin, që i është bërë klimës, mendon Kreu i delegacionit rus, Zëvendës drejtorit të Departamentit të organizatave ndërkombëtare të MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Pankin. Ai gjithashtu tha, se Rusia do ta nënshkruajë marrëveshjen, por vetëm sipas kushteve të drejta.