Zëri i Rusisë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të nënshkruajë në Prishtinë marrëveshjen, e cila çon në bashkimin ekonomik me Kosovën, për krijimin e komunikimeve të transportit për furnizimin e mallrave dhe migrimin ekonomik të popullsisë. Më parë Berisha deklaroi, se Shqipëria, si dhe Kosova dhe pjesërisht Maqedina, ku jetojnë kryesisht shqiptarë, duhet të hapin kufijtë dhe të aktivizojnë lidhjet. Në Moskë me shqetësim ndjekin deklaratat nga Tirana mbi “bashkimin e domosdoshëm të shqiptarëve”. Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov theksoi, se deklarata të tilla duhet të meritojnë reagimin përkatës , para së gjithash, nga ana e BE dhe NATO.