Zëri i Rusisë “Gazprom” do të rikthehet tek blerjet e gazit në Turkmeni, të cilat u ndërprenë në prill të viti 2009. Siç shkruan gazeta “Kommersant”, në Ashhabad shpresojnë, se furnizimet e lëndës djegëse do të rinisin që këtë muaj. Tani pët tani nuk dihet se sa vëllime do të blejë koncerni rus për këtë vit, por tashmë që nga viti 2010 furnizimet e gazit turkmen në Rusi mund të rriten deri në 30 miliardë metra kub në vit.