Zëri i Rusisë Tenistet e reja të skuadrës përfaqësuese të Rusisë fituan Kupën e Federatës në turneun që zhvillohet në Meksikë për sportistët e rinj, nën moshën 16 vjeçare. Në ndeshjen finale skuadra e Rusisë me rezultatin 2-0 fitoi ndaj ekipit gjerman. Kryesorja ishte ndeshja tek e tek, në të cilën Ksenia Kirillova mundi Shtefan Vagner. Pastaj Darja Gavrillova fitoi ndaj Annika Bek, duke siguruar fitoren e ekipit në këtë turne. Ndeshja dyshe u vendos të mos zhvillohej.