Zëri i Rusisë RPD e Koresë është afër rifillimit të veprimtarisë në kompleksin bërthamor në Jonben, njofton agjencia Rejter me referim tek mjetet e informimit masiv jugkopreane, të cilat trasmetojnë informacionin e një burimi qeveritar. Në përputhje me marrëveshjet për denuklearizimin e Gadishullit Korean të vitit 2007, objektet kryesore të kompleksit në Jonben dolën jashtë përdorimit. Pas kësaj, për shkak se komuniteti ndërkombëtar dënoi realizimin e lëshimeve të raketave të destinacioneve të ndryshme në pranverë në RPD të Koresë, Pheniani filloi rikrijimin e këtyre komplekseve.