Zëri i Rusisë “Europa mund të marrë tashmë frymë lirisht. Traktati i Lisbonës në tentativë të dytë i çau rrugën vetes në Irlandë. Tani mbetet vetëm që të ratifikohet ai nga Çekia dhe Polonia”. Me një ton të tillë ngadhnjimtar e të mbushur plot optimizëm i komentoi rezultatet e referendumit të përsëritur, që u zhvillua në Irlandë, për Traktatin e Lisbonës botimi i përjavshëm gjerman “Die Zeit”. Vlerësime jo më pak entuziaste u shprehën këto ditë edhe nga shumë mjete të tjera europiane të informimit masiv, politikanë dhe ekspertë të ndryshëm. Vërtet, jo të gjithë liderët e “Europës së madhe” provojnë në lidhje më këtë fakt ndjenja analogjike. Tani për tani vazhdojnë të ruajnë heshtjen presidentët çek dhe polak, të cilët deri tani nuk kanë miratuar vendimet e parlamentarëve të vet. Vaclav Klaus ka ndërmend të presë rezultatet e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të Çekisë të interpelancës së paraqitur prej një grupi senatorësh në lidhje me përputhshmërinë, përkimin e Traktatit me Ligjin Kryesor të vendit. Lech Aleksander Kaczyski, sipas njoftimit të gazetës “Rzeczpospolita”, do të dëshironte të merrte fillimisht garanci të asaj, se Polonia menjëherë pas Gjermanisë do të forcojë pozitat e parlamentit të vet në punët europiane. Sipas mendimit të Aleksandër Strellkovit, bashkëpunëtorit shkencor të degës së studimit të intergrimit europian të Institutit të Europës, është mjaft e vështirë të shpjegohet një pozitë e tillë. “Mua më duket, se këtu as që bëhet fare fjalë për ndofarë druajtjesh racionale. Dhe, në qoftë se Gjykata Kushtetuese në Çeki do të marrë vendimin se kushtetuta çeke nuk bie në kundërshtim me Traktatin e Lisbonës, atëhere Vaclav Klaus do të jetë, thjesht, i detyruar të vërë firmën e vet nën Traktatin e Lisbonës. Për Moskën, sigurisht, që është mjaft e rëndësishme qartësia në lidhje me çështjen që ka të bëjë me përcaktueshmërinë e rrugës që do të ndiqet nga BE në zhvillimin e tij të mëtejshëm. Në se do të ndërtojë ai marrëdhënie pak e shumë normale me Rusinë”, thotë Aleksandër Strellkov. Në të njëjtën kohë ai nuk është aspak i bindur në atë, se ratifikimi i Traktatit do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore cilësinë e marrëdhënieve të BE me Rusinë. Sipas mendimit të Aleksandër Strellkov do të ndryshojë, thjesht, konteksti në të cilin do të funksionojë Bashkimi Europian”.